Te ndryshme

Ndërron jetë veterani i arsimit Hamid Masurica

 

 
Në moshën 87 vjeqare ka ndërruar jetë veterani i arsimit Hamid Masurica, pas një sëmundje të shkurt.
Veterani i arsimit, Hamid Masurica, ishte njëri ndër të parët pedagog i cili mori ditarin në dorë për të edukuar gjenerata të panumërta drejt diturisë.
Ish-arsimtari Hamid Masurica, ishte i dashur dhe i respektuar si tek nxënësit njëashtu edhe tek qytetarët që aq shumë i deshti dhe i respektoi.
Arsimtari Hamid Masurica rrjedh nga një familje intelektualësh të cilët arsimuan popullin në etapa të ndryshme, ndërsa babai i tij ishte Novatori dhe intelektuali i njohur Mulla Hasan Musurica.
Familjarët kanë bërë të ditur se varrimi i Hamid Masuricës bëhet sot në ora 17:00 në varrezat e qytetit në Gjilan.

You Might Also Like