Futboll

Ndeshja Drita – Arbëria jetike për të dy ekipet

Pa dyshim se ndeshja më interesante e xhiros së 36 të Superligës së Kosovës në Futboll pritet të jetë ajo ndërmjet Dritës së Gjilanit dhe Arbërisë së Dobrajes. Kjo ndeshje do të jetë jetike për të dy ekipet, pasi që Dritës i duhet fitorja për të siguruar pozitën e dytë në tabelë, që e ka domethënien e pjesëmarrjes në Evropë, derisa për Arbërinë kjo ndeshje e ka peshën e mbijetesës. Në rast humbjeje Arbëria do të përshëndetej me elitën e futbollit kosovar, kurse rezultati pozitiv për të e ka vlerën e së paku ndeshjes së barazhit.

Ka edhe kombinime të tjera, por për t’u arritur objektivat ekipet duhet të bazohen në forcat e veta.

Ndeshja Drita – Arbëria do të luhet të dielën, më 23 maj 2021 me fillim në ora 15 në Stadiumin e Qytetit në Gjilan. Ajo do të luhet pa praninë e shikueseve shkaku i pandemisë, kurse do të ketë transmetim në platformën Artmotion. Kryelajmi.com

You Might Also Like