Futboll

Ndeshja Gjilani-Llapi mbyll xhiron e njëmbëdhjetë

SC Gjilani në kuadër të javës së 11-të kampionale, do të kuaj si vendas kundër Llapit.

Ndeshja Gjilani-Llapi, zhvillohet ditën e enjte me fillim në ora 13 e 30 minuta, në Stadiumin e Qytetit  në Gjilan.

Gjilani hynë në këtë ndeshje pas barazimit me Feroniklin në fushë të vet, kurse Llapi që nuk i ka punët mirë sivjet në këtë ndeshje hyjnë pas humbjes ndaj Dritës në fushë të vet.

 

Ekipi i Gjilanit fitoren e parë në këtë kampionat e kishte arritur pikërisht ndaj Llapit në Podujevë me rezultat 1:0.

You Might Also Like