Futboll

Ndeshje futbolli: Policia e Kosovës – Ushtria Amerikane 3 – 1

Në Gjilan u luajt një ndeshje miqësore e futbollit në mes policëve të njësisë për reagim të shpejtë dhe njësisë ushtarake amerikane Jersey Blues. Në realitet ndeshja ishte në mes policëve të Gjilanit dhe ushtarëve të New Jersey-it.

Ne ekipin amerikan kishte tri ushtare (femra). Njëra prej tyre ishte ushtarja Çollaku që ishte ndër lojtarët më të mirë në anën amerikane. Siç po shihet nga rezultati policët tanë ishin më të mirë se ushtarët amerikanë.

Rastet e sportive janë momente të mira për të biseduar (jashtë sportit) me oficerët dhe ushtarët amerikanë.

(Fotot dhe teksti huazuar nga Daut Dauti)

You Might Also Like