KRONIKË E ZEZË

Në Anamoravë 165 paraqitje për ata që shkelën rregullat gjatë pandemisë

Policia e KosovCs , gjatë zbatimit të masave të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës dhe institucionet e Shëndetësisë si pasojë e pandemisë Covid 19, gjatë datës 03 gushtë 2020, në të gjitha shtatë komunat e rajonit të Gjilanit , kanë shqiptuar gjithsej njëqind e gjashtëdhjetë e pesë (165) fletë paraqitje për mos respektim të këtyre masave.

Në Gjilan janë shqiptuar gjithsejtë pesëdhjetë e dy (52) fletë paraqitje që u janë dorëzuar inspektorëve sanitar ose edhe janë shqiptuar direkt gjatë bashkëveprim me ta në terren.

Të gjithë këta persona janë takuar nga policia duke mos i përfill vendimin e qeverisë.

Në Komunën e Gjilanit pesëdhjetë e dy (52) fletë paraqitëje, në Komunën e Kamenicës njëzet e tetë (28) fletë paraqitëje, Komuna e Vitisë (15), Komuna e Kllokotit katërmbëdhjetë (14) .

Në tetë raste të veçanta Policia e Kosovës po ashtu ka asistua inspektorët sanitar Komunal, vlen të ceket se në dy raste të veçanta në komunën e Gjilanit janë mbyll dy lokale hoteliere të cilat janë takuar duke mos i përmbush masat e kërkuara nga ana e Qeverisë së Kosovës Anti COVID- 19.

Policia e Kosovës i thërret dhe apelon te qytetarët që ti respektojnë me përpikëri masat e ndërmarra nga ana e Qeverisë , ne dhe të gjitha institucionet e shtetit e kemi vetëm një qëllim mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve tanë, në të kundërtën moszbatimi i këtyre masave do të ketë konsekuenca ligjore .

You Might Also Like