Viti

Në Debellde të Vitisë përurohet Qendra e re rekreative dimërore

Po sot, është bërë edhe përurimi i teleferikut të ri, në gjatësi prej 800 metra dhe restauranti për vizitorë

Në fshatin Debëlldeh të Vitisë, është përuruar qendra e re rekreative dimërore, ku është bërë hapja e sezonit të skijimit dhe përurimi i teleferikut të ri, në gjatësi prej 800 metra dhe restauranti, njoftom “Plus Televizion” përcjell “Kryelajmi””

Është ky një investim në vlerë prej afër 1 milion euro i vëllezërve mërgimtarë nga ky lokalitet, Tahir dhe Enver Ilazi, të cilët kapitalin e fituar në mërgim, e investuan në vendlindjen e tyre e njohur tashmë si zonë turistike, njofton “Plus Televizion”, përcjell “Kryelajmi””

Në hapje merrnin pjesë banorë të fshatit, përfaqësues të institucioneve komunale të Vitisë, vizitorë të shumtë dhe adhurues të turizmit dimërorë.

Ky projekt vleresua si shumë i rëndësishëm për zhvillimin e turizmit dimëror në rajonin e Anamoravës, dhe zhvillimin ekonomik të Vitisë në përgjithësi.Investitori, Tahir Ilazi, tha se krijimin e një qendre të tillë rekreative dimërore e ka pas ëndërr të cilët po e realizon.

Ai shtoi se Debëlldehu, ka potenciale të mëdha për zhvillimin e turizmit dimëror dhe verorë dhe ka ftuar institucionet shtetërore që të investojnë në zhvillimin e turizmit në Komunën e Vitisë.

E Nënkryetari i Komunës, Hasan Aliu, gjithashtu e përshëndeti këtë investim, duke e cilësuar si shumë të rëndësishëm dhe serioz. Ky investim i mërgimtarëve u mirëprit edhe nga banorët.

Por, këta të fundit për këtë zonë të malësisë së Karadakut, po kërkojnë më shumë investime, pasi po besojnë se fshati i tyre ka mundësitë më të mira për të zhvilluar turizmin, por sipas tyre kjo nuk po shfrytëzohet sa duhet. Bile, ata thonë se edhe në ketë gjendje që është aktualisht, ky fshat ka shumë vizitor./Aziz Zuka

You Might Also Like