Gjilan

Në ditëlindjen e Ibrahim Rugovës, kryesia e LDK-së në Gjilan bën homazhe tek busti i Presidentit 

 

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, me rastin e shënimit të ditëlindjes së presidentit historik, dr. Ibrahim Rugova, ka bërë homazhe para bustit të tij, i cili është vendosur tek selia e partisë.

 

Në emër të kryesisë së Degës ka folur nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, i cili e ka vlerësuar lartë figurën e presidentit historik.

 

“Bashkë me kryesinë dhe kryetarët e nëndegëve, në kushte pandemie, kemi bërë homazhe para bustit të presidentit Rugova, pasi roli i tij dhe i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka qenë vendimtar në realizimin e aspiratave shekullore të shqiptarëve. Ne sot nuk e nderojmë vetëm figurën e Ibrahim Rugoves, por krejt historinë shqiptare e cila tashmë e ka emrin dhe vulën e tij si arkitekt i pavarësisë së Kosovës”, ka deklaruar Ismajli.

You Might Also Like