Viti

Në fokus të interesimit të inspekcionit komunal mbrojtja e ambientit

Në vazhdën e aktiviteteve që po bëjnë drejtoritë komunale të administratës kur është fjala të transparenca në punën e tyre , sot ,Drejtoria e Inspektoratit e komunës së Vitisë, përmes një konference për shtyp ka bërë të ditur aktivitetet që janë zhvilluar në këtë tre mujor në këtë drejtori. Skender Ahmati, drejtor i këtij digasteri, duke folur për punën e kësaj drejtorie për tre muajët e kalur të këtij viti, ka thënë se është punuar dhe po punohet sipas planit të paraparë për këtë vit, konform detyrave dhe përgjegjësive që i takojnë, ndërkohë ai ka vlerësuar lartë bashkëpunimin e mirë me Gjykatën në Viti dhe Policinë e Kosovës, në marrjen e masave të nevojshme ndaj atyre që veprojnë kundërligjshëm.

“Jemi të përkushtuar që të parandalojmë ndotjen e ambientit dhe veqmas në fokus këtë muaj do të jetë përkushtimi ynë dhe puna e inspektorëve tanë në mbrojtjën e ambientit për qka edhe ky muaj është shpallur edhe nga kryetari I komunës si “Muaj I mbrojtjës së ambientit” ka thënë Ahmeti, për këtë qëllim edhe kemi marrë masa duke iu shqiptuar gjoba atyre që hedhin mbeturina në vende publike. Po ashtu edhe në sektorët tjerë jemi duke inspektuar si në atë të ndërtimtarisë, pronës, uzurpimeve, sanitarisë dhe ushqimit etj”, tha Ahmeti. Ai ka njoftuar edhe me asgjësimin e 2220 kg ushqime të konservuara dhe tjera që kanë qenë me afat të skaduar, ndërkaq në bashkëpunim me Agjencionin e Ushqimit të Veterinës, janë asgjësuar mbi 18 mijë kg ushqime më afat të skaduar. Ahmeti ka theksuar se në komunën e Vitisë nuk është shënuar ndonjë rast I mishit të dyshimtë, siç ka ndodhur në qendra të tjera, duke potencuar se janë në inspektim të vazhdueshëm duke përcjell sektorin e mishit nëpër qendra të mëdha tregtare dhe mishtoret që veprojnë në komunën e Vitisë. Aziz Zuka

You Might Also Like