Gjilan

Në Gjilan hapet qendra për promovimin e vlerave “The Bridge”

Gjilan, 2 dhjetor 2018 – Në Gjilan është hapur qendra “The Bridge”, e cila do të promovojë vlera dhe do të shërbej si model i vullnetarizmit në komunë dhe më gjerë.

Ron Ramsey, drejtor i OJQ AGAPE, në rastin e hapjes së qendrës “The Bridge”, tha se beson që që “të gjithë njerëzit, pavarësisht nga raca, feja ose përkatësia etnike, janë të dashur në mënyrë të barabartë nga Perëndia ynë i cili i krijoi ata”.

“Ne besojmë në ndërtimin e urave për të shpresuar, sepse njerëzit janë të vlefshëm dhe që jetët e transformuara rivendosin komunitetet”, tha ai.

Drejtoresha për Zhvillim Ekonomik në Gjilan, Valbona Tahiri, ka thënë me këtë rast se kjo qendër e ka përkrahjen e plotë të kryetarit të komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri , sepse përmes aktiviteteve të saja, do të kontribuoj në fusha të ndryshme të zhvillimit si arsim, shëndetësi, ambient etj.

“The Bridge” është pjesë e OJQ AGAPE, e cila erdhi në Kosovë në vitin 1999 si një organizatë për ndihmë dhe zhvillim. Nëpërmjet AGAPE, ofrohen programe cilësore si kurse të gjuhës angleze, zhvillimin e karrierës, biznesit, këshillim për shëndetin mendor dhe zhvillimin e fëmijërisë së hershme, së bashku me trajnime dhe seminare të tjera të dëshiruara nga komuniteti rreth nesh.

“The Bridge” gjendet në Kompleksin “Fitorja” në Gjilan.

You Might Also Like