KRONIKË E ZEZË

Në Gjilan ka vende ku ilegalisht luhet bixhozi

Me 27 tetor 2020 rreth orës 19:25 me urdhëresë te lëshuar nga Gjykata Themelore ne Gjilan Policia e Kosovës njësiti i hetimeve të stacionit policor në Gjilan kanë bastisur lokalin e te dyshuarit me banim në Gjilan pasi ne lokalin e tij dyshohej se janë duke u zhvilluar organizimi i “skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” me saktë dyshohej se i njëjti këtë lokal në fshatin Dobërqan është duke e shfrytëzuar si bastarë sportive.

 

Gjatë bastisjes janë gjet dhe konfiskuar disa pajisje elektronike të cilat dyshohet se janë përdorur për të luajtur lojërat e fatit nga klientët e kësaj bastore ilegale.

 

Janë konfiskuar katër TV plazma dy monitorë te kompjuterit, një modem shpërndarës i rrjetit wifi-ve si dhe dhe dy tiketa te plotësuara në këtë bastore.

 

I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti është intervistuar në bazë të kodit te procedurës.

 

Me vendim te lëshuar nga prokurori i shtetit për krime te përgjithshme ne Gjilan të dyshuarit i caktohet masa e ndalimit për 48 ore.

You Might Also Like