ARSIMI

Në Gjilan mbahet testi i arritshmërisë për klasat e nënta

Në Gjilan mbahet testi i arritshmërisë për klasat e nënta

Gjilan 28 maj 2021 – Në komunën e Gjilanit sot është mbajtur testi i arritshmërisë për klasat e nënta, në nëntë qendra të ndryshme, ku janë testuar rreth 1300 nxënës.

Kjo ditë në Gjilan është ditë feste dhe përcaktimi për orientimin në karrierë në të ardhmen në nivelin tjetër të mësimnxënies kanë thënë zyrtarët e drejtorisë komunale të arsimit dhe niveli drejtues nëpër shkollat e Gjilanit. 

Drejtori Nazim Gagica pas vizitës nëpër shkollat e komunës së Gjilanit, në të cilat është duke u bërë testimi, ka thënë se të gjitha përgatitjet janë bërë me kohë dhe gjithçka ka kaluar në mënyrën më të mirë të mundshme.

 “Procesi i testimit po shkon mbarë dhe këtë e kemi konstatuar me vizitat nëpër shkolla dhe parapërgatitjet që testimi të jetë në bazë të planifikimit. Këtij testimi I janë nënshtruar 1300 nxënës, në nëntë qendra të testimit, nën përcjelljen e administruesve të Komunës së Gjilanit dhe Komisionerëve të caktuar nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknoligjisë. Kemi pritje shumë të mëdha që rezultatet të jenë në nivelin sa më të mirë të mundshëm dhe këtë e bazojmë në angazhimin që nxënësit tanë kanë në vazhdimësi”, ka thënë në fjalën e tij drejtori Gagica.

Gagica ka falënderuar Policinë e Kosovës për asistimin në të gjitha qendrat e testimit.

Drejtoresha e shkollës “Thimi Mitko”, Sevdije Sadiku dhe drejtori i shkollës “Selami Hallaqi”, Florim Maloku, kanë konfirmuar se gjithçka ka shkuar mirë dhe se presin që Gjilani në nivel të Kosovës të dalë sa më mirë në rezultatet e këtij testi, për të pasur një pasqyrë të qartë pastaj të orientimit të nxënësve të tyre në shkollat e mesme të larta, të cilat janë edhe orientim profesional. 

You Might Also Like