Gjilan

Në Gjilan shpërndahen pako ushqimore për 200 familje skamnore

Gjilan, 12 shtator 2017 – Në Komunën e Gjilanit sot janë shpërndar pako ushqimore për 200 familje në nevojë, i cili është financuar nga Shoqata “Islamic Relief” dhe mbështetur nga Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

Nexhat Hajrullahu, drejtor  i DSHMS-së në Gjilan, tha se solidariteti i treguar nga kjo shoqatë për familjet në nevojë është i mirëseardhur dhe zgjidhje e problemit për ushqim për një periudhë të caktuar për familjet me gjendje të rëndë ekonomike dhe sociale.

“Falënderoj shoqatën “Islamic Relief” për këtë donacion që ka sjellur sot në Gjilan. Familjet përfituese janë zgjedhur në bazë të listës që posedon drejtoria, duke u ndihmuar rasteve më të rënda që kemi të regjistruara deri më tani. Këto 200 familje të mbështetura kanë të zgjidhur problemin e bukës së gojës për një periudhë të ardhshme. Ne do të përkujdesemi vazhdimisht që rastet e rënda dhe me gjendje të rëndë ekonomike dhe sociale t’i mbështesim kohë pas kohe”, ka thënë drejtori Hajrullahu.

Ai gjithashtu ka bërë të ditur se kjo Drejtori, wshtw duke u marrw nw baza ditore me raste tw kwsaj natyre.

“Si Drejtori jemi duke i mbështetur në vazhdimësi një numër shumë të madh të familjeve me gjendje të rëndë sociale dhe tashmë një numër i konsiderueshëm është në skemën sociale, poashtu Komuna e Gjilanit ka krijuar kushte për jetë, ku rreth 50 familjeve u janë ndërtuar shtëpitë e reja, pastaj mbi 35 familjeve ua kemi renovuar shtëpitë, rreth 50 sosh janë duke iu paguar qeratë mujore për banim dhe një sërë aktivitetesh periodike që ndihmohen në forma të ndryshme brenda vitit në bashkëpunim edhe me donatorët”, ka thënë drejtori Hajrullahu.

You Might Also Like