Komunikacion

Në Gjilan të gjitha rrugët janë të kalueshme

“Komuna e Gjilanit është mbuluar sot me borë, mirëpo operatori i kontraktuar nga Komuna, është duke punuar dhe të gjitha rrugët janë të kalueshme deri në këto momente, duke mos paraqitur asnjë problem për qarkullim”, ka thënë në prononcimin e tij kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, pas mbledhjes së mbajtur të Bordit të Drejtorëve.

“Hyrje daljet e qytetit, të gjitha rrugët e Komunës së Gjilanit, por edhe ato ndërkomunale janë të hapura dhe komunikimi nuk është i vështirësuar. Kompania e kontraktuar me kohë ka intervenuar dhe gjithçka është në kuadër të normales sa i përket lëvizjes dhe qarkullimit të automjeteve dhe këmbësorëve”, ka thënë kryetari Haziri.

Ai, gjithashtu, ka bërë të ditur se Komuna në këtë moment është duke intervenuar në fshatin Stanqiq, duke e hapur edhe këtë koridor të rëndësishëm që e lidhë Gjilanin me Kumanovën.

You Might Also Like