ARSIMI

Në Gjimnazin “Xhavit Ahmeti” u shënua 7 dhe 8 marsi

Për nder të 7 marsit, Ditës së Mësuesit dhe 8 marsit, Ditës së Gruas, në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan është organizuar një pritje për mësimdhënësit e kësaj shkolle, në të cilën drejtori i shkollës Bekim Mustafa, i ka uruar të gjithë mësimdhënësit për punën e palodhshme që po bëjnë në edukimin e gjeneratave të reja, sikurse që të gjithëve u ka uruar 7 marsin, Ditën e Mësuesit. Gjithashtu, ai ka shfrytëzuar që të urojë profesoreshat e kësaj shkolle për ditën e 8 marsit.

Me këtë rast, Drejtoria e Shkollës ka ndarë nga një dhuratë për të gjithë punëtorët e kolektivit, duke i uruar suksese edhe në të ardhmen.

Në fund, mësimdhënësit e pranishëm kanë bërë një foto të përbashkët që do të mbetet kujtesë në të ardhmen.

You Might Also Like