Bujqësi

Në Gjylekar të Vitisë, shënohet për herë të parë “Dita e shalqirit”

Në fshatin Gjylekar Komuna e Vitisë për herë të parë është shenuar “Dita e shqlqirit” Kjo ëstë bërë e mundur përmes Organizata IKC kanë e cila ka ndihmuar që të shenohet kjo ngjarje duke e pagëzuar si” ditën e promovimit të Shalqirit”, pasi që ky lokalitet është i njohur në kultivimin e kësaj kulture bujqësore.

Me këtë rast Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti tha fermerët vitias në veçanti ata nga fshati Gjylekar janë për të përgëzuar për punën që po e bëjnë në lëmi të ndryshme në veçanti edhe në kultivimin e Shalqirit. Haliti ndër tjerash tha se Komuna e Vitisë përmes partnerëve të saj përmes projekteve konkrete po ndihmon dhe do të ndihmoj fermerët e vyer të kësaj komune. Kurse me një fjalë rasti janë paraqitur edhe Ekrem Bajrami, përfaqësues i organizatës IKC e cila po mbështet fermerët Vitias përmes projekteve konkrete por edhe drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Veton Ademi që potencoi se pa ndihmën e kryetarit Haliti nuk do të kishte qenë

e mundur të realizohen aq shumë projekte në fushat e ndryshme të bujqësisë. Gjatë këtij takimi u bë me dije se Dita për Promovimin e Shalqirit do të shënohet tradicionalisht në këtë komunë. Gjithashtu gjatë ditës së sotme kryetari Haliti, drejtori Ademi dhe përfaqësues të organizatës IKC kanë vizituar disa ara të mbjella me shalqi në fshati Gjylekar të Vitisë, njofton ZIK-I komunës/Aziz Zuka

You Might Also Like