Viti

Në komunën e Vitisë kanë vazhduar dëgjimet publike për buxhetin e vitit 2019

Në Komunën e Vitisë, tash e disa dite janë duke vazhduar të mbahën me qytetarë dëgjimet publike të buxhetit komunal pëe vitin 2019. Deri më tani janë mbajtur tubime të tilla me qytetarë në disa fshatra të Vitisë e diskutimet publike me qytetarë për planifikimin e buxhetit për vitin 2019 nga fundi i kësaj jave në fshatrat Stubëll e Epërme dhe Letnicë.

Gjatë këtyre diskutimeve banorët e këtyre dy lokaliteteve pos që janë njoftuar mbi buxhetin komunal për vitin 2019 ata kanë përcaktuar edhe prioritetet e tyre për investime për vitin në vijim.

Hasan Aliu, zv. Kryetar i Vitisë,shprehet se kjo komunë është shembull në gjithë vendin në aspektin e planifkimit të buxhetit komunal me qytetarët e saj. Ai tha se këtë praktikë të komunës së Vitisë, tani po e ndjekin edhe shumë komuna të tjera të Kosovës, duke shtuar se falë këtyre

diskutimeve ata e kanë më të qartë se cilat janë nevojat dhe kërkesat e qytetarëve të saj. “Çdo vit para hartimit final të buxhetit komunal ne takohemi me qytetarët tanë për të dëgjuar propozimet e tyre për investime. Falë kësaj praktike ne kemi një databazë të saktë se cilat janë prioritetet në lokalitet e komunës sonë. Natyrisht buxheti komunal është i kufizuar por megjithatë ne mbesim të përkushtuar qe buxhetin për investime kapitale të hartojmë bashkëarisht me qytetarët tanë”, u shpreh Aliu.

E Ibrahim Rama, Drejtor për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, tha se komuna e Vitisë, ka thënë se buxheti i vitit 2019 do të jetë mbi 11 milion e 345 mijë euro por vuri në pah se për investime kapitale janë paraparë nga niveli qendror 2 milion e 123 mijë euro. “ Buxheti komunal për investime kapitale që është përcaktuar nga niveli qendror natyrisht se është i vogël krahas nëvojave të cilat kanë qytetarët e komunës sonë por ne do të punojmë përmes projekteve me donatorë të ndryshëm që të realizojmë sa më shumë projekte që të krijojmë kushte më të mira për të gjithë ne”, theksoi drejtori Rama.

Kurse, banorët e fshatit Letnicë paraqitën kërkesat e tyre për investime në këtë lokalitet ndër to ato përmendën përforcimin e kapaciteteve të ujit, rregullimin e rrjetit elektrik, mungesën e qasjes në

rrjetin kablor televiziv dhe internet, shtrmin me zhavorr të një rruge fushore etj.

Nderkaq, në diskutimin publik të mbajtur në fshatin Stubëll të Epërme banorët kërkuan që Komuna e Vitisë, të shikoj mundësitë buxhetore përNderkaq, në diskutimin publik të mbajtur në fshatin Stubëll të Epërme banorët kërkuan që Komuna e Vitisë, të shikoj mundësitë buxhetore për asfaltimin e një rruge që do të lidhë këtë lokalitet me Komunën e Gjilanit, sigurimin e ujit të pijëshëm përmes rrjetit të ujësjellësit, ndërtimin e trotuarit, mirëmbajtjën e ndriçimit publik të fshatit si dhe ndarjën e bursave për studentët.Aziz Zuka

You Might Also Like