Shëndeti

Në komunën e Vitisë nisi fushata e ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit

Në Viti sot në me rastin e muajit të ndërgjegjhjësimit për kancerin në gji, kanë filluar aktivitetet në nivel vendi për ndërgjegjësimin e qytetarëve të Kosovës , kundër kësaj sëmundje. Edhe në komunën e Vitisë me aktivitete të ndryshme ka nisë fushata ndërgjegjësuese kundër kësaj smundjeje të rëndë tek femrat.Në Viti është mbajtur një ligjëratë lidhur me këtë sëmundje si dhe në qendër të qytetit është mbajtur edhe një ecje vetëdijësuese me moton: “Zbulimi I hershëm – mbijetësë “. Këto aktivitete janë mbajtur në bashkëpunim të Komunës së Vitisë, konkretisht të Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në bashkëpunim me Shoqata e Onkologëve të Kosovës (SHOK) dhe Shoqata “Jeta Vita”. Gjatë ligjëratës së sotme u bë me dije se rasti i të prekurit me kancer të gjirit ka shënuar rritje në tri vitet e fundit në komunën e Vitisë.

Kryetar i komunës së Vitisë Sokol Haliti, para se të mbahej ligjërata e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit ndër tjerash tha se kjo komunë në vazhdimësi ka mbajtur ligjërata vetëdijësuese. “Komuna e Vitisë për 4 vite me radhë ka organizuar ligjërata vetëdijësuese për sëmundje të ndryshme, por me theks të veçantë për sëmundjen e kancerit të gjirit , si një sëmundje ,e cila po merr hov çdo ditë e më shumë dhe po mere jetë të shumë grave dhe vajzave të reja, jo vetëm në Kosovë ,por edhe në nivel global.

Duke iu drejtuar grave të pranishme kryetari Haliti tha : Zonja të nderuara, si Kryetar Komune çdo herë me kënaqësi pranoj ftesën të jem në mesin tuaj, sidomos në ditën e sotme ku po trajtojmë këtë temë shumë të rëndësishme për shoqërinë”, u shpreh kryetari Haliti. Kurse Dr. Vjollca Kadolli-Halili, mjeke e QKMF-së në Viti, e cila ka qenë në bashkëorganizim të shënimit të kësaj dite në Viti, ndër tjerash bëri me dije se rastet e kancerit të gjirit në Kosovë vetëm në nëntë mujorin e këtij viti janë zbuluar 1128 raste të reja me kancer.

Kurse me ligjëratë para shumë qytetarëve vitias, kryesisht të gjinisë femërorë është paraqitur Dr. Fatmire Ademi- Ramaxhiku, Onkologe-Kimioteriapia. Kurse gjithashtu të pranishëm ishin edhe: Dr.Arben Bislimi, Kryetar i Shoqatës së Onkologëve të Kosovës, Dr .Ekrem Hyseni, Drejtor i Klinikës së Onkologjisë si dhe Nafije Latifi, përfaqësuese e Shoqatës “Jeta-Vita”./Aziz Zuka

You Might Also Like