Bujqësi

Në komunës së Vitisë nisi fushata e korrje-shirjes së grurit

Në komunën e Vitisë sot ka filluar fushata e korrje-shirjës së drithrave të bardha. Ky proces I rëndësishëm shoqëror që ka të bëjë me grumbullimin e bereqetit është një proces shumë I rëndësishëm.

Për këtë arsye edhe kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Veton Ademi, Drejtor për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, kanë vizituar fermer vitias në fshatin Gjylekar të cilët si dukët janë edhe fermeret e parë që kanë nisë këtë fushatë për korrjen e grurit. Me këtë rast ata u njohën mbi procesin e Korrje-Shirjeve në Komunën e Vitisë. “ Jam sot këtu se bashku me drejtorin Ademi por edhe me përfaqësues të tjerë të drejtorisë për bujqësi për të parë nga afër procesin e korrje-shirjeve që ka filluar në komunën tonë.

Uroj që mundi i bujqve të ju shpërblehet me rendimente të kënaqshme. Ne si institucione po bëjmë çmos në përkrahjen e sektorit të bujqësisë por

edhe në hapjen dhe pastrimin e lumenjve e përroskave me qëllim që kulturat bujqësore të mos dëmtohen gjatë reshjeve të mëdha”, u shpreh ndër tjerash Kryetari Haliti.

Drejtori Ademi bëri me dije se në bazë të dhënave të cilat i posedon kjo drejtori në komunën e Vitisë, gjatë këtij viti janë mbi 5 mijë hektarë grurë të mbjellura. Ademi shtoj se për shkak të kushteve atmosferike rendimentet e grurit janë më të pakët.Aziz Zuka

 

You Might Also Like