KRONIKË E ZEZË

Në Kopernicë policia konfiskon aparate të lojërave të skemave piramidale

Policia e Kosovës në Kamenicë, përmes rrugëve operative kanë pranuar një informatë se në një lokal në fshatin Kopernicë komuna e Kamenicës janë duke u luajtur lojëra fatit KENO, të cilat lojëra me ligj janë të ndaluara.
Policia e Kosovës Njësitë Reaguese dhe Njësia e Hetimeve kanë dalë me urgjencë në vendin e ngjarjes pronë e të dyshuarit banor i këtij fshati.
Si dëshmi materiale janë konfiskuar një aparat keno me të cilat është luajtur kjo lojë, një numër tiketash të basteve si dhe një tv pllazma. Të gjitha provat e konfiskuara materiale i janë dorëzuar autoritetit doganor.
Për rastin në fjalë është kontaktuar prokurori i shtetit i cili na ka urdhëruar që rasti të shkonë në prokurori në procedurë të rregullt njoftoi Ismet Hashani

You Might Also Like