Futboll

Në në Europa Conference League, Drita do të ndeshet me ekipin shqiptar nga Mali i Zi

 

Klubi i Futboll Drita nga Gjilani për herë të parë në historikun e saj do të garojë në Europa Conference League, garë e re kjo që nis sivjet.

Drita ka qenë në grupin e ekipeve favorite dhe për kundërshtar ka mundur të ketë njërin nga grupet jo favorite.

Pas tërheqjes së shortit, FC Drita për kundërshtar e ka klubin FK Deqiqi nga Mali i Zi, klub ky që është ekipi i parë shqiptar nga Mali i Zi që luan në garat evropiane.

Ndeshja e parë do të zhvillohet në Mal të Zi, kurse ajo e kthimit në Kosovë.

 

Edhe Llapi ndeshjen e parë do ta luaj si mysafir ndaj ekipit shqiptar nga Maqedonia, FC Shkupi. kryelajmi.com

You Might Also Like