Viti

Në Pasjak mësimi nis në shkollë të re

Kanë pritur me vite të tëra dhe përfundimisht mësimi në Pasjak do të nis në shkollë të re. Këtë e ka bërë të ditur Ali Mehmeti, drejtor i Shkollës së Mesme të Ultë “Hanumshahe dhe Tefik Zymberi”. Ai në një urim drejtuar nxënësve ka thënë:

Urime viti i ri shkollor 2017/2018 për nxënësit e tri shkollave “Hanumshahe dhe Tefik Zymberi”: në Pasjak, në Stanishor dhe në Makresh të Ulët. Nxënësit, prindërit dhe stafi i shkollës amë në Pasjaa këtë fillim viti e kanë edhe një gëzim, ngase fillojmë procesin mësimor në shkollën e re. Mësimi do të mbahet vetëm në ndërresën e parë, duke filluar prej orës 8.00 deri në orën 13.10 minuta. Urime edhe njëherë fillimi i procesit mësimor në shkollën e re për të gjithë nxënësit e Pasjakut prej fatosave të klasës parafillore deri te klasa e IX. Po ashtu urime edhe prindërve dhe të gjithë stafit të shkollës. Uroj të kemi suksese edhe më të larta në shkollën e re.

You Might Also Like