Viti

Në Pozharan dhe Tërpezë u mbajtën diskutimet publike për planifikim të buxhetit Komunal 2020-2022

Në vazhdën e mbajtjes së dikutimeve publike më qytetarët e që kanë të bëjnë me planifikimin e buxhetit komunal për vitin 2020/2022 mbremë tubime të tilla janë mbajtur në Pozharan dhe Tërpezë. Tërpezë dhe Pozheran janë mbajtur dje diskutimet publike për planifikimin e buxhetit Komunal 2020-2022 nga Komuna e Vitisë.
Në këto dy tubime zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu, Drejtori për Ekonomi dhe Financa dhe Zhvillim, Ibrahim Rama i njoftuan banorët e këtyre lokaliteteve mbi draft buxhetin e komunës së Vitisë për vitin 2020. Ata bënë me dije se buxheti komunal për vitin 2020 ka shënuar rritje por kjo rritje do të shkoj kryesisht në kategorinë paga dhe mëditje pasi që pritet të hynë në fuqi Ligji i ri për paga. Ndërkaq në pjesën e dytë të këtyre takimeve banorët kanë parashtruar kërkesat dhe sugjerimet e tyre për investime.

Banorët e Tërpezës ndër tjerash kërkuan: të ndërtohen trotuare, të pajisjen të gjitha rrugët me ndriçim publik, të bëhet vazhdimi i rrugës për të varrezat dhe zgjerimi i rrugës aktuale, të rregullohet rruga bujqësore që lidhë Tërpezën me Fshatin e Ri, të vendosët një murë mbrojtës në humnerën pranë rrugës Balaj, të rregullohet çështja e ujit të pijes, të ndërtohet një ambulancë në fshatit etj.
Ndërkaq banorët e Pozharanit kërkuan: Të ndërtohet një fushë ndihmëse në Pozheran, të përfundojnë sa më parë punimet në stadiumin “Ibrahim Kurteshi”, lagjet “ Zuka”, “Alidema” dhe “ Pira” të bëhen me trotuar, të zgjidhën problemet me ujërat e zeza, të ndërtohet një objekt për aktivitetet kulturore, QMF në Pozharan të pajisët me Automabulancë, të vazzhdoj të punoj nënstacioni policor I cili kohëve të fundit ka thashethëme se do të mbyllet!!!!!1të funkcionoj edhe nënstacioni I zjarrfikësve pastaj të punohet në rrugët bujqësore, të bëhet hapja e kanaleve për skaj të rrugëve bujqësore, të vazhdohet me pastrimin e përroskave, të ndërtohen më shumë gropa septike, të hapët rruga e vjetër prej Xhamisë deri të Rruga e Zuka.
Ndërkaq Koordinatori i Pozharanit, Ilir Zuka, kërkoj që Komuna e Vitisë, në investimet kapitale të merre parasysh kërkesat që kanë dalë nga ky takim.
Në takim në Pozhran, kanë marrë pjesë edhe Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Naim Pira, Drejtori për Administratë, Isak Sadiku, Drejtoresha për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë, Majlinda Ostrogllava dhe të tjerë si dhe Nexhmedin Jakupi, Drejtor për Shërbime Publike dhe Emergjencë i cili kërkoj nga banorët që të mos ndizen zjarre të hapura.
Aziz Zuka

You Might Also Like