Viti

Në Pozharan e rreth tij po realizohen shumë projekte

Kryetari i Komunës Sokol Haliti dhe Kryesuesi i Kuvendit  Naim Pira vizituan nga afër punimet në realizimin e disa projekteve në qytezën e  Pozheranit, në  Çifllak dhe Tërpezë. Në shumë lokalitete të komunës së Vitisë, po realizohen projekte të shumta.

 

E në vazhdën e këtyre vizitave Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar edhe nga  Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Naim Pira, kanë vizituar sot punimet në disa projekte në tri lokalitete.

 

Ata  nga afër kanë vizituar qytezën e Pozharanit ku kanë përcjell  punimet që po zhvillohen në ndërtimin e objekti të ri të shkollës fillore të mesme të ulët “Halil Alidema” si dhe në ndërtimin e stadiumit të futbollit “Ibrahim Kurteshi” në këtë lokalitet.

 

Gjithashtu ata kanë vizituar edhe punimet në çerdhen e re publike në Çifllak, ndërtimit të objekti të ri të Ambulantes së Mjekësisë Familjare në Tërpezë të Vitisë. Aziz Zuka

You Might Also Like