Viti

Në Pozharan nisi pastrimi dhe rregullimi i varrezave

Me inicijativën e Administratorit të Pozharanit Ilir Zuka e cila është mbeshtetur pa rezervë edhe nga anëtarët e Kshillit të Pozharanit, wshtw duke u zhvilluar aksioni për pastrimin dhe rregullimin e varrezave të këtij lokaliteti e inicijativa sipas Ilir Zukës është duke u organizuar dhe puna e filluar është duke u kryer duke falenderuar diasporës pozharanase.

Varrezat e Pozharanit tash e një kohë të gjatë ishin në gjendje shumë të rëndë pasi për të njejtat nuk përkujdesej, askush por falë ndihmë nga diaspora dhe mergimtarve tanë kjo gjendje së shpejti do të ndryshon, shprehet për gazetën Kryelajm Ilir Zuka.

Do theksuar se kjo inicijativë ka gjetur përkrahje të madhe nga shumë qytetarë të cilët i janë bashkangjitur këtij aksioni. Pastrimi do të bëhët në të dy vendet ku gjenden varrezat të quajtura varrezat e vjetra dhe të reja. Aziz Zuka

You Might Also Like