Gjilan

Në prag të festës së Pavarësisë, Lutfi Haziri i dhuron çelësat e banesës familjes së Qefsere Dakut

16 shkurt 2019 – Në prag të 11-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, i ka dhuruar çelësat e banesës së re Qefsere Dakut, e cila është nënë vetëushqyese.

“Jam i lumtur që në prag të 11 vjetorit te Pavaresisë, e kemi bërë me banesë të re familjen e Qefsere Dakut, në kuadër të aksionit “Pak nga ne, shumë për ata”. Është nënë vetushqyese, e cila po e rritë një djalë. Ndihem shumë mirë që kjo familje tash më nuk e ka problemin e banimit”, ka thënë Haziri pasi i dhuroi çelësat kësaj familjeje.

Haziri ka falënderuar organizatën “Jetimat e Ballkanit” për donacionin, duke iu bashkanngjitur kështu  aksionit të madh  të

Komunës “Pak nga ne, shumë për ata”.

Pas mbrëmjes humanitare të organizuar nën përkujdesjen e kryetarit Haziri për banim social në tetorin e vitit 2014, numri i familjeve që janë bërë me kulm mbi kokë e ka kaluar shifrën 100, janë rinovuar 50 shtëpi, shtatë të tjera janë në proces, përderisa Komuna po ua paguan qiratë 50 familjeve me gjendje të rëndë sociale.

You Might Also Like