KRONIKË E ZEZË

Në Radivojc bastorja funksiononte fshehurazi

Me 08 gusht 2020 rreth orës 20:37, Policia e Kosovës ka pranuar një informatë se në fshatin Radivojc komuna Viti janë duke u luajtur lojëra te fatit.

 

Patrullat policore menjëherë kanë kontrolluar lokalin ne fjale ku janë takuar rreth shtat (7) persona brenda lokalit.

 

Ne vendin e ngjarjes janë konfiskuar një shtëpizë kompjuteri dhe një printer për shtypjen e tiketave si dhe njëzet e pesë (25) euro para.

 

I dyshuari pronari i lokalit është intervistuar në prezence të avokatit mbrojtës dhe me urdhër te prokurorit kujdestar është ndaluar për 48 orë .

 

Rasti procedohet në PTh.

You Might Also Like