Gjilan

Në Universitetin “Kadri Zeka” mbahet ligjëratë për arbneshët e Zarës

Në Universitetin e Gjilanit “Kadri Zeka” do të mbahet ligjëratë për arbëreshët. Ky aktivitet do të mbahet në kuadër të aktivitetit “Guest Speaker”, që ky universitet e organizon tash e sa kohë.

Minire Haziri – Rexhepi, zëdhënëse në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, ka thënë se të ftuar për të ligjëruar në këtë temë janë: Akademik Gjovalin Shkurtaj, Tiranë dhe Prof. Dr. Isak Shema, Prishtinë, të cilët do të mbajnë  ligjëratë me temën: “Arbneshët e Zarës, gjuha, kultura, letërsia”.

Organizimi do të mbahet të martën më 11. 10. 2016, në ora 11:00.

You Might Also Like