KRONIKË E ZEZË

Në Viti konfiskohen rreth 600 kilogramë mish me afat të skaduar

Inspekcioni sanitar në bashkëpunim edhe me atë të tregut të Vitisë gjatë një aksioni të kryer në disa markete tregtare në këtë komunë me që janë konfiskuar 600 kilogramë mish me afat të skaduar të cilat brenda disa ditëve pritet të asgjësohen.

Këtë e ka konfirmuar edhe Skender Ahmeti, drejtori i Inspektoratit në Viti i cili ka thënë që qytetarët nuk kanë nevojë që të shqetësohen pasi mishi me afat të skaduar në Viti do të asgjësohen.

“Është bërë inspektimi për konfiskimin e mishit dhe ka hasur në disa lloje të mishrave që kanë qenë me afat të skaduar”.

“Është urdhëruar që të bëhet asgjësimi në mënyrë që të mos ketë pasoja për njerëzit”, ka thënë Ahmeti gjatë një prononcimi për medie. Ahmeti ka thënë që qytetarët nuk kanë nevojë të shqetësohen. Aziz Zuka

You Might Also Like