Viti

Në Viti u shënua Dita Botërore e personave me sindromin Down

 

Me rastin e Ditës ndërkombëtare të personave me sindromin Daun, organizuar nga Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, respektivisht qendra e Kryesore e Mjekësisë Familjare në Viti, u mbajt një takim me nxënësit e paraleles me aftësi të veçanta, e i pranishëm ishte edhe kryetari I komunës Sokol Haliti.

Ai ka përgëzuar stafin e shkollës, gjegjësisht mësimdhënësit për angazhimin e treguar në integrimin e kësaj kategorie në shoqëri. “Kam ndjerë obligim qytetar që sot të jem pranë këtyre nxënësve dhe të shënojmë këtë ditë” , ka thënë kryetari Haliti, që në këtë takim ishte i shoqëruar edhe nga kryesuesi i kuvendit komunal Naim Pira.

Ndërkaq drejtoresha e QKMF-së dr.Vjollca Kadolli-Halili, tha se ky aktivitet është realizuar në bashkëpunim më arsimtarin Besnik Zuka dhe fëmijët janë sjellë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, në mënyrë që të kuptojnë që në qendër pos shërbimeve shëndetësore ofrohen edhe aktivitete tjera , duke përfshirë edhe aktivitete për fëmijë edhe edukative.

 

Kurse arsimtari Besnik Zuka, ka shpreh falënderime Institucioneve komunale, Drejtorinë e Arsimit si dhe atë të shëndetësisë, për mbështetjen e vazhdueshme që po i japin, në zhvillimin dhe integrimin e këtyre nxënësve.

Në fund fëmijët patën mundësi që të luajnë edhe role të ndryshme të mjekut dhe infermierit . Përndryshe Dita Ndërkombëtare e personave me sindromin Daun shënohet në shumë vende të botës shënohet me 21 Mars dhe shënohet për të theksuar të drejtat e tyre. Synimi i kësaj dite është ndërgjegjësimi, informimi si dhe promovimi për personat që kanë këtë sindromë në mënyrë që të jetojnë me dinjitet dhe për të qenë aktivë e pjesëmarrës në komunitetin dhe shoqërinë ku jetojnë. Gjithashtu, nxënësve të kësaj paralele i’u ndanë dhurata, kurse arsimtari Besnik Zuka u nderua me nëj dhuratë modeste për punën dhe përkushtimin e treguar, në edukimin e këtyre nxënësve. Më pas edhe janë vizituar disa nga repartet e QKMF-së, për të parë nga afër shërbimet mjekësore që u ofrohen pacientëve.Aziz Zuka

You Might Also Like