Bujqësi

Në Viti u shënua “Dita e patates”

 

Komuna e Vitisë, konkretisht Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural edhe këtë vit ka shënuar “Ditën e Patates” në bashkëpunim me organizatën IKC.

Kësaj radhe kjo ditë është shënuar në qytetin e Vitisë, konkretisht tek shtëpizat e drurit, ku edhe shumë kultivues të patates bëjnë shitjen e këtij produkti bujqësorë.

Gjatë këtij takimi u bë me dije se me shënimin e kësaj dite synohet të promovohen kultivuesit e patates të kësaj komune, në veçanti të fshatit Debellde të cilët janë kultivues të njohur të patates cilësore.

Lidhur me rëndësinë e shënimit të kësaj dite kanë folur zv. Kryetar i Komunës së Vitisë, , Hasan Aliu, Drejtoresha për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Arlinda Sahiti si dhe përfaqësuesi i organizatën IKC, Ekrem Bajrami.Aziz Zuka

You Might Also Like