ARSIMI

Nebi Latifi shkon në pension, i lavdëruar dhe i nderuar nga shoqëria

Kolektivi i shkollës së mesme të lartë profesionale “Mehmet Isai”, në Gjilan, në mungesë të një organizimi falënderues për punën e tij shumëvjeçare në këtë shkollë dhe në shkollat tjera të komunës së Gjilanit, të mësimdhënësit Nebi Latifi, për shkak të pandemisë COVID 19, ata gjetën forma të ndryshme elektronike për të komunikimit për të uruar në shenjë falënderimi e mirënjohje për kontributin e tij të dhënë në shkollën tonë dhe në shkollat tjera të Gjilanit.

Ata nuk reshtnin së thënë fjalët më të çmuara dhe më të bukura për të. Urimet e tyre ishin tejet emocionuese për ta nderuar kolegun e tyre me fjalë lavdie për punën dhe sjelljet e tij.

“Profi Nebi ka bërë punë dhe kontribut të çmuar për shkollën tonë. Por, vjen një moment në jetë, kur njeriu edhe duhet të pensionohet, siç është dita e sotshme. Në emër të kolektivit të shkollës e falënderoj për angazhimin e tij 37-vjeçar në arsim. Është nder për ne që kemi pasur një njeri të tillë në mesin tonë. Të gjithë kemi kaluar kohë të çmuar me të. Ai do të mbetet gjithmonë i yni, sepse kujtimet dhe puna e tij nuk harrohen kurrë”, tha drejtoresha e shkollës, Lumnije Tahiri.

Nebi Latifi duke përshëndetur ish-kolegët e tij, i falënderoi ata për bashkëpunimin e mirë dhe përkrahjen që i kanë dhënë në punë. “Të nderuar kolegë, vitet po kalojnë dhe ja erdhi koha të përshëndetem dhe të ndahem nga puna me ju së bashku. E di se do të më mungoni, por jeta e ka kështu dhe unë duhet të ndahem nga ju. Detyra e mësimdhënësit është e shenjtë, prandaj ju uroj suksese të mëtutjeshme dhe angazhim edhe më të madh për arsim edhe më cilësor. Ju falënderoj për respektin që ma keni bërë”, tha Nebi Latifi.

Në emër të të Aktivit Teknologji-kimi, Ismajl Shkodra, i cili ka kaluar kohë të gjatë me të, tha se ai është shembull i një njeriu të përkryer, në të gjitha aspektet. “Prof. Nebi do të na shërbejë gjithmonë si udhërrëfyes në punë dhe jetë”, thotë prof. Ismajli.

Fjalë miradije për punën, sjelljet, veprat dhe qëndrimin e Nebi Latifini, thanë edhe kolegë tjerë të tij të kolektivit, familjar, duke i dëshiruar pensionim dhe shëndet.

“Urime ditëlindjen dhe pensionimin babi. Falënderimet për ty nuk kanë fund. Nuk mund të gjej fjalë, por të jemi mirënjohës për gjithçka që ke bërë dhe vazhdon ta bësh për ne. Ishe mësuesi dhe shoqëruesi ynë gjatë gjithë këtyre viteve. Ne shpresuam këtë ditë ta festonim së bashku, por nuk ishte e shkruar, paç shëndetin, harmonin dhe gjitha të mirat i gëzofsh me ne”, thotë në urimin e tij djali Armendi.

BIOGRAFIA E NEBI LATIFIT

Nebi Latifi u lind më 18 prill 1955 në Kmetoc. Shkollën fillore e mbaroi në Kmentoc dhe në Përlepnicë. Gjimnazin e mbaroi në Gjilan, kurse Fakultetin e Kimisë në Universitetin e Prishtinës. Punën si mësimdhënës e ka filluar në vitin 1983 në Gjimnazin e Kamenicës deri në vitin 1986. Nga ky filloi punoi në shkollën teknike dhe në disa orë edhe në Gjimnazin e Gjilanit dhe në shkollën e Arbërisë.

You Might Also Like