Viti

Nënshkruhet  amendamentimi i  marrëveshjes së mirëkuptimit për hapjen e Qendrës Shkollore për Karrierë në SHMPT “Jonuz Zejnullahu”

 

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Drejtoresha për Arsim, Fatbardha Emini, kanë pritur sot në takim znj. Valbona Raci nga organizata ,, HELVETAS” dhe Nijazi Lutfiun, Drejtor i Shkollës së Mesme Profesionale “Jonuz Zejnullahu” në Viti.

 

Me këtë rast u bë nënshkrimi i amendamentit në marrëveshjen e mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë me projektin Përmirësimi i Punësimit të Rinisë (EYE) me të cilën pritet që kjo shkollë e mesme në Viti të bëhet me Qendër Shkollore të Karrierës dhe atë me bashkëfinancim. Përndryshe projekti Përmirësimi i Punësimit të Rinisë (EYE) është projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), dhe Agjencisë për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Edukim për të Rritur ( MDA).Aziz Zuka

You Might Also Like