Gjilan

Nga 170 mostra të punuar për Gjilanin, vetëm 3 persona kanë rezultuar pozitivë

Lajm i mirë është që nga 170 mostra të punuar për Gjilanin, vetëm 3 persona kanë rezultuar pozitivë me #COVID19. Brenda gjashtë muajve të përballjes me pandeminë, gjendja e përgjithshme në Gjilan është kjo: 936 të infektuar në total, 776 të shëruar, 119 janë raste aktive, të hospitalizuar janë 23 pacientë dhe betejen me #COVID19 e kanë humbur 41 qytetarë tanë.
Lajmi i gëzueshëm është se nesër nxënësit e Gjilanit i kthehen bankave shkollore. Në fakt, ne kemi qenë të përgatitur që më 1 shtator të fillojmë procesin mësimor, por e kemi respektuar vendimin e MASH’it.
I uroj nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit, për një fillim të mbarë të vitit shkollor dhe i lus që t’u përmbahen rekomandimeve të institucioneve komunale dhe rekomandimeve të shtetit për respektim të masave mbrojtëse kundër COVID-19. Është e domosdoshme që të respektohet distanca, të barten maskat dhe të jetë kontakti i vazhdueshëm mes prindërve dhe mësimdhënësve për gjendjen e fëmijëve në aspektin shëndetësor!
Lutfi Haziri

You Might Also Like