Futboll

Nga Gjilani Fadil Vokrri jep një zotim

Kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, nga Gjilani ka dhënë një zotim se përfaqësuesja e Kosovës në futboll nuk do t’i zhgënjejë adhuruesit e saj dhe se lojtarët do t’a arsyetojnë besimin e dhënë.

Ai ka thënë se këtë të enjte në mëngjes do të udhëtojnë për në Finlandë, ku pas disa ditësh do të zhvillohet ndeshja historike në mes të Finlandës dhe Kosovës e vlefshme për kualifikim për Kampionatin Botëror.

Fadil Vokrri, që ka qenë mysafirë i KF Bashkimi nga Gjilani, në 75- vjetorin e themelimit të këtij klubi, ka thënë fjalë miradie për kreun e Gjilanit, Fadil Vokrri, për të cilin tha se është përkrahës i madh i sportit dhe sidmos i futbollit. Për meritat në ndërkombëtarzimin e futbollit kosovar, kreu i FFK-së Fadil Vokrri nga KF Bashkimi është nderuar me plaketë të veçantë./Kryelajmi/.

You Might Also Like