Shëndeti

Nga mjetet e buxhetit komunal sigurohet një autoambulancë  për  QKMF në Viti

 

 

 

 

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Viti, është pajisur sot me një autoambulancë, investim ky i buxhetit komunal të Vitisë. Kryetari i komunës Sokol Haliti, ka theksuar se ky investim vjen si rezultat i domosdoshmërisë, për përmirësim të mëtejm të shërbimeve mjeksore.

 

“Pos kësaj autoambulance,  së shpejti do të pajisemi edhe me një autoambulacë tjetër, nga Ministria e Shëndetsisë ngase është premtim i ministrit, dhe në këtë mënyrë do të arrijmë që të përmirësojm dukshëm shërbimet mjekësore, pasi që Qendra e Mjeksisë Familjare në Pozheran, e ka të domosdoshme pajisjen e një automjeti të tillë.

 

Prandaj, ne do të vazhdojmë që edhe në të ardhmen të investojmë në QKMF, e gjithashtu do të angazhohemi për decentralizimin e shërbimeve siç është ai i hemodializës, ku pacientët nuk do të kenë rast të udhëtojnë për në Gjilan, por ta kryejnë shërbimin në Viti”, u shpreh kryetari Haliti. Ndërsa drejtoresha e Shëndetsisë dhe Mirëqenies Sociale Hanife Jonuzi, u shpreh se ky investim është i qëlluar dhe shumë i mirëpritur, si nga personeli, e poashtu edhe nga qytetarët, që do të ndikojë në përmirësim të shërbimeve. Edhe drejtoresha e QKMF-së në Viti,dr.Vjollca Kadolli-Halili, tha se ka qenë e nevojshme që kjo Qendër të pajiset edhe me një autoambulancë, ngase një numër i madh i pacientëve frekuentojn këtu.

 

“Mirëpo, me qenë se Ministria e Shëndetsisë do të na pajisë edhe më një autoambluancë për QMF-në në Pozheran, atëher besojm se do të arrijm të plotësojm nevojat për shërbime më të mira mjeksore”, tha drejtoresha Kadolli-Halili.Aziz Zuka

You Might Also Like