Gjilan

Nipi i Idriz Seferit: Lutfi Haziri është hero i gjallë, Zoti e nderoftë që e vendosi shtatoren në qendër të Gjilanit

Gjilan, 28 nëntor 2017 – “Unë dhe krejt familja nuk dimë me tregu dashninë dhe emocionin e ditës së djeshme. Nuk e harroj deri të vdesim. Zoti e nderoftë njeriun e gjallë që për neve është hero, e ky është Lutfi Haziri, i cili e nisi procesin dhe e vendosi shtatoren e Idriz Seferit në qëndër të Gilanit. Kryetari e ka nderu veten, Karadakun dhe krejt shqiptarët me këtë punë”.

Kështu ka thënë sot me plot emocion Ali Isufi, nipi i i heroit të kombit, Idriz Seferi, i cili së bashku me kryetarin e Gjilanit bënë nderime tek varri i kolosit të Karadakut në Zhegër, në 105-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.

Kurse, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, tha se kjo ditë shënon 105-vjetorin e kryengritjes së madhe të Idriz Seferit, për çlirimin e territoreve shqiptare.

“Le të jetoj lavdia mbi veprën dhe pushkët e Idriz Seferit dhe bashkëluftëtarëve të tij. Kjo ditë shënon 105-vjetorin e kryengritjes së madhe të Idriz Seferit, për çlirimin e territoreve shqiptare. Falë tij, sot Shqipëria dhe shqiptarët e gëzojnë lirinë. Këtu pushon trupi i tij, ndërsa në Gjilan është shtatorja gjigante, e cila i bën roje lirisë së shqiptarëve, ka thënë Haziri.

“Në jemi krenar që i takojmë brezit që pas tij e ka vazhduar luftën për çlirim, por mbi të gjitha, Idriz Seferi mbetet emblema më e madhe e shqiptarëve. Gjilani e Vlora sot janë kryeqytetet shqiptare, të cilat shënojnë me dinjitet vlerat më të mëdha të lirisë së shqiptarëve”, ka shtuar kreu i gjilanasve. ​

You Might Also Like