Viti

Nisi trajnimi dyditor për përgatitjen e të rinjëve për tregun e punës

 

Në kuadër të projektit “Your Job” i cili financohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA) dhe që implementohet nga Caritas Kosova në sot në Viti, është duke u zhvilluar trajnimi dy ditor që ka për qëllim përgatitjen e të rinjve për tregun e punës dhe orientimin e tyre në karrierë.
Dorentina Ismajli, përfaqësuese e Caritas Kosova në Viti bëri me dije se ky trajnim, ka filluar dje me aftësimin e të rinjve se si të përgatitën ata për intervista të punës, teknikat e komunikimit, shkrimit të CV-së dhe letrës motivuese.
Ndërkaq në ditën e dytë që po mbahet sot, ata do të mësojnë mbi testin për karrierë, tipat e personaliteteve, zhvillimin në karrierë dhe ndërmarrësi dhe praktikat dhe ushtrime të ndryshme që kanë të bëjnë kryesisht me përgatitjet për tregun e punës.
Përndryshe ky trajnim është mirëpritur nga të rinjtë vitias të cilët theksoj se më të ata janë më të përgatitur për tregun e punës.Aziz Zuka

You Might Also Like