Sportet me dorë

Nisin përforcimet e mëdha të KH Drita

Një ekip i rëndësishëm po i shtohet hendbollit kosovar. KH Drita nga Gjilani pritet që sivjet të jetë krah për krah me Besën e Pejës dhe Prishtinën në garën për titullin e kampionit, kurse KH Drita ka nisur t’i jap sinjalet e para se sivjet do të luftojë për të qenë e para.

Klubi gjilanas, para pak ditësh ka nisur riorganizimin në kryesinë e klubit, duke sjellë në krye dy njerëzit më meritorë që futbollin e bënë kampion.

Tashti, ka nisur ribërja e ekipit, duke sjellë lojtarë të njohur. Tre lojtarë të rinj tashmë edhe zyrtarisht janë lojtarë të KH Drita. Bëhet fjalë për lojtarët e njohur Fidan Cimili, Viglir Buqinca dhe Sali Maxhera, të cilët kanë nënshkruar për KH Drita.

You Might Also Like