Shëndeti

Nisin punimet në rivitalizmin e objektit të QKMF-së në Viti

Sot në Viti, në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Nëna Terezë” , kanë filluar punimet në rivitalizmin e objektit të kësaj qendre ku edhe pritet të rregullohet dyshemeja. Gjithashtu në oborrin e QKMF-së pritet të ndërtohen edhe garazhet për autoambulancat, e po ashtu edhe parkingu. Projekti në fjalë do të vazhdoj edhe me intervenime në disa punkte shëndetësore nëpër lokalitete të ndryshme të kësaj komune.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka inspektuar punimet që sapo kanë filluar dhe ka ripërsëritur edhe një herë përkushtimin e institucioneve, për të përmirësuar kushtet për punë më të mirë të personelit mjekësor, por edhe ofrim sa më të volitshëm shëndetësor për pacientët në QKMF në Viti.

Ai ka përmendur investimet e deritanishme që janë bërë viteve të fundit në këtë qendër dhe ka premtuar se nuk do të mungojnë investimet edhe në të ardhmen, në mënyrë që kushtet të jenë konform standardeve të kërkuara. E  Basri Aliu drejtor për Shëndetësi dhe Mirëqene Sociale në Viti , tha se fal përkujdesjes së kryetarit të Komunës përmes investimeve në shëndetësi edhe në këtë vit do të zhvillohen disa punime të rëndësishme. “ Me ndihmën e kryetarit të komunës dhe këtë vit nuk do të mungojnë investimet në shëndetësi, si në infrastrukturë ashtu edhe ne përmirësimin e aparaturave dhe kushteve për stafin shëndetësor.

 

Në këtë rast do të bëhet renovimi i QKMF-së dhe ambulantave në lokalitete të ndryshme”, u shpreh Aliu. Ai bëri me dije se në kuadër të projektit që ka filluar sot, në QKMF-në e Vitisë, do të punohet në dysheme, garazhet për autoambulancat si dhe parkingu prapa objektit të shërbimit emergjent për punëtorët e saj. Aziz Zuka

You Might Also Like