Futboll

Një gjilanas dënoi Dritën

Nuk e kishin bërë mall sa ishte në Gjilan, por po del se Mirlind Daku është njëri ndër lojtarët më me perspektivë në Kosovë. Këtë më së miri në lëkurë të vet e ka përjetuar ekipi i Dritës, i cili është mposhtur nga Llapi me rezultat 2:0, me golat që i ka shënuar pikërisht qendërsulmuesi llapjan me prejardhje nga Gjilani, Mirlind Daku. Drita që po mundohet t’i ik barazhit, me shpresa të mëdha ka udhëtuar në Podujevë, por nga atje është kthyer duarthatë.

Golin e parë Mirlind Daku e ka shënuar në minutën 21, kur pas një kundërsulmi të shpejtë është shërbyer Daku, i cili ka shënuar për epërsinë e parë të llapjanëve.

Pak pa përfunduar pjesa e parë, sërish në qendër të vëmendjes sërish ishte Daku, i cili për të dytën herë shënoi në portën e Betim Halimit.

Drita luajti hapur dhe pati rastet e veta së paku për të ngushtuar rezultatin, por asnjëherë nuk ia doli të shënojë, derisa edhe Llapi pati rasti të tjera, por rezultati mbeti 2:0.

You Might Also Like