Futboll

Një gol, por i vlefshëm

Vitia ka shënuar një herë, por ky gol ka mjaftuar që ky ekip të shënojë fitore në ballafaqim me KF Ramiz Sadiku. Goli i shënuar ka qenë shumë i bukur dhe atë e ka arritur Besir Rrogaqi në minutën e 38 të ndeshjes. Goli bëhet edhe më i ëmbël kur kihet parasysh se tash e tri xhiro Vitia nuk pati shënuar fitore.

Tashti me këtë fitore Vitia ka grumbulluar 16 pikë, po aq sa kanë 2 Korriku, Dukagjini e Vllaznia, ekipe këto që janë në zonën e barazhit.

You Might Also Like