KRONIKË E ZEZË

Një grua nga Gjilani u gjet e vdekur

Rasti ka ndodhur pasditen e së hënës në Gjilan, ku është raportuar se viktima është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.

Policia po e trajton rastin si “Vdekje e dyshimtë”/GazetaExpress/

You Might Also Like