Jeta

Një mbyllje totale pa ndihma shtetërore do t’i bënte shumë dëme sektorit të gastronomisë dhe rrjedhimisht edhe vendit

Refik Ramadani

Sot gjatë protestës së organizuar nga gastronomët e Komunës së Gjilanit. Ne e shfrytëzuam të drejtën tonë qytetare dhe shprehem pakënaqësi ndaj vendimeve ad-hoc, të pa analizuara dhe menduara mirë të Qeverisë së Kosovës.

Ma shumë se protestë, kjo ishte një thirrje për ndihmë dhe përkrahje nga Komuna e Gjilanit që t’i adresojë shqetësimet tona tek Qeveria e Kosovës.
Ne e kuptojmë rëndësinë e respektimit të masave mbrojtëse, dhe ato i kemi përfillë që prej ditës së parë dhe në bashkëpunim me institucionet përkatëse, ne do të përkushtohemi që ta ruajmë shëndetin e qytetarëve.

Nëse është nevoja që të mbyllemi për ta luftuar këtë pandemi, ne jemi në gjendje ta bëjmë edhe këtë, por jo pa u trajtuar dinjitetshëm, pa ndihmë ekonomike, pa rimbursim të qirasë, tatimeve dhe pagave të punëtorëve. Dihet mirëfilli se sektori i gastronomisë është ndër shtyllat kryesore mbi të cilat mbështetet ekonomia e vendit.
Një mbyllje totale pa ndihma shtetërore do t’i bënte shumë dëme sektorit të gastronomisë dhe rrjedhimisht edhe vendit.

Ne jemi të hapur për bashkëpunim dhe urojmë që zëri ynë do të dëgjohet dhe kërkesat dhe propozimet tona konstruktive të mirren parasyshë.
Për ma tepër, është mirë që të bëhen analiza që të kuptohet se ku janë vatrat e virusit e më pas të veprohet konform rezultateve dhe strategjisë së re të mirë planifikuar.

Nëse nuk do të na lejoni të punojmë dhe nuk do të na ndihmoni, atëherë nuk kemi zgjidhje tjetër vetëm të rezistojmë që të vazhdojmë punën.

You Might Also Like