Futboll

Një minutë e ndau Dritën nga titulli

 

Më pak se një minutë e ka ndarë Dritën nga titulli i kampionit, ngase në ballafaqimin në mes të Lirisë dhe Prishtinës, ekipi nga kryeqytetit ka shënuar në fund të ndeshjes.

Drita, që ende ka gjasa të mëdha për titull, ka shënuar fitore me rezultat 3:1 ndaj Trepçës ’89, që gjithsesi ishte e vështirë.

Bardhë e kaltrit kanë pësuar shumë herët, që në minutën e pestë kur Oto John ka realizuar në rastin e parë në ndeshje pas asistimit të Fiton Hajdarit me thembër.

Drita me të gjitha forcat është hedhur në sulm, por nuk ia ka dalë të shënojë në pjesën e parë. Ofensiva e dytë ka nisur që në nismë të pjesëlojës së dytë dhe pas një aksioni të gjatë kur pas një tollovie Ilir Izmaku e ka dërguar gabimisht topin në portën e tij, barazohen shifrat në 1:1. Pak minuta më pas, gjegjësisht në minutën Astrit Fazliu ka realizuar sërish pas një tollovie në zonë.

Drita ka siguruar fitoren në minutën 77, kur  Fidan Gërbeshi ka shënuar në pikën e bardhë.

Në xhiron e fundit, Drita e luan ndeshjen vendimtare në Pejë, ku do të përballet me Prishtinën që është vendase. Dritës i konvenon fitorja, barazimi, por edhe humbja me një gol epërsi, derisa çdo humbje me dy a më tepër gola epërsi do të thotë edhe humbje e titullit të kampionit, gjë për të cilën nuk besojnë në kampin e ekipit të Dritës.

You Might Also Like