KRONIKË E ZEZË

Një i ri është vrarë me armë zjarri në fshatin Bresalc të Gjilanit

Mbrëmë rreth orës 23:00 një person është vrarë me armë zjarri në fshatin Bresalc të Gjilanit.

Lajmi është konfirmuar për lajmi.net nga zëdhënësi i Policisë Rajonale të Gjilanit, Ismet Hashani.

“Rreth orës 23:00 kemi marrë informacionin që në fshatin Bresalc, komuna e Gjilanit, ka ndodhur një vrasje. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe është sekuestruar një veturë e llojit Benz, e cila dyshohet të jetë pronë e të dyshuarve”, ka thënë ai.

Viktima është shtetar i Kosovës i lindur në vitin 1996, njoftoi zëdhënësi i policisë.

 

Sipas Hashanit, njëri nga të dyshuarit është arrestuar, ndërsa i dyshuari kryesor është në arrati.

Bëhet e ditur se edhe përkundër ndihmës që i është dhënë, nga plagët e rënda 22 vjeçari nuk ka arritur të mbijetojë.

Hashani ka thënë se policia po bënë çmos që ta arrestoi të dyshuarin kryesor i njohur për policinë.

Detajet

Mbrëmë, Fatlind Arifi 22-vjeçar u qëllua me armë zjarri në gjoks në vendin e quajtur “Te Lapidari’’ në fshatin Bresalc të Gjilanit. Dyshohet se kjo vrasje u krye nga 26-vjeçari Liridon Uruqi, raporton Gazeta Express. Burime brenda Policisë së Kosovës bëjnë me dije se të dyshuarit mbrëmë i është konfiskuar vetura e tipit Mercedes në oborrin e shtëpisë së tij, ndërsa para disa minutave policia ka arritur ta arrestojë edhe Uruqin.

Por, për këtë rast policia ka arrestuar edhe vëllain e Uruqit, SH.U, pasi besohet se i njëjti është involvuar në këtë vrasje të rëndë.

Kjo ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmë në orën 23:45. Fatlind Arifi ishte dërguar pa shenja jete në emergjencë, ai ishte djali i vetëm në familje.

“Në repartin e emergjencës viktima  F.A (1996), shqiptar shtetas i Kosovës  ishte  sjellë  i plagosur  në  gjoks  nga  arma e  zjarrit, personeli mjekësor edhe përkundër  ndihmës  së parë mjekësore kanë mundur vetem të konstatojn se  viktima  ishte pa shenja jete”, tha Ismet Hashani nga policia e Gjilanit për Gazetën Express.

Liridon Uruqi emër i njohur për Policinë e Kosovës për shkak të kaluarës së tij problematike dyshohet se ka kryer vrasjen e Fatlind Arifit. Ai mbrëmë ka qenë në arrati ndërsa sot policia ka konfrimuar për Express edhe arrestimin e tij.

“Lidhur me këtë ngajrje janë  ndërmarr të  gjitha  veprimet e duhura  hetimore , si intervistat  me dëshmitarë  si dhe është  kërkuar edhe i dyshuari   Kryesor L. U. në shtëpinë e tij , por i njëjtit nuk është  gjetur aty. Në  oborrin e shtëpisë së tij është  sekuestruar automjeti i llojit  Mercedez ngjyrë  hiri  05,  të cilin  e ka pasur në shfrytëzim i dyshuari”, tha më tej policia.

Për këta rast policia ka arrestuar, vëllanë e të dyshairit, SH.U pasi besohet se në këtë ngjarje është involvuar edhe ai.

“Lidhur me  këtë  ngjarje , është arrestuar Sh. U. , vëllai i  të dyshuarit  qe besohet të jet i involvuar ne kët veper të rend penale. Per momentin nuk dihen motivet e kesaj ngjarje të rende. Hetimet lidhur me këtë  ngjarje janë në vazhdim”, tha një burim brenda Policisë së Kosovës.

“Njesitet e hetimeve rajonale iu janë përgjigjur rastit dhe bashkë me prokurorin  e shtetit  kanë bërë procesimin e vendit të ngjarjes”, përfundoi policia.

You Might Also Like