KRONIKË E ZEZË

Një serb ther bashkëkombasin e vet me thikë

 

Me 22 qershor 2020, rreth orës19:30, Policia e Kosovës është njoftuar se fshatin Korminjan i Ultë  ka ndodhur një rast  ku një person është lënduar.

Njësitet e Policisë së Kosovës nga stacioni policor i Ranillugit me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nga hetimet e para mësohet se pas një fjalosje verbale mes dy personave që të dy serb shtetas të Kosovës njëri nga fshati  Korminjani i Ultë dyshohet se e ka godit me mjet të ftohtë (thikë) në bark viktimën  po ashtu serb shtetas i Kosovës nga fshati Ajnovc  komuna  Kamenicës .

 

Pas dhënies së ndihmës së parë në ambulanten në Ranillug viktima është dërguar ne qendrën spitalore në Vranjë-Serbi.

 

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit në prani të mbrojtësit ligjor.

Me vendim të Prokurorit dërgohet ne mbajtje për 48 ore.

 

Rasti procedohet në PTH

You Might Also Like