Libri

Një vepër poetike që lidhet me njeriun, lirinë e popullit e me vlimet tjera shpirtërore

Gjilan, 19 prill 2018

Para do kohe, në lokalet e Fakultetit te Edukimi, në Gjilan, para një numri mjaft të madh të të adhuruesve të veprave letrare, u bë përurimi i veprës “Pranverë e vonuar” e Milazim Arifit, krijues, tash i ndjerë. Është kjo vepër e parë e autorit në fjalë, e cila, ngërthen në vete ngjarje e rrëfime të dhimbshme për zhvillimet e luftës për liri. Dhe, s’ka me lirinë e popullit. Liria është foleja më e ëmbël e popullit. Kur liria nuk gëzohet, jeta është burg. Jo vetëm kaq.

Këtë “festë” veprës e përshëndeti Musa Qerimi, profesor, njëherit autori i parathënies së kësaj përmbledhje me poezi. Ai fillimisht tha se, autori po e nderon librin, po na nderon edhe ne, por e nderon edhe vetvetën. Ky autori është “personazh” kryesor që ka luftuar për vendn, lirinë e popullit. Pra, është prej atyre njerëzve që ka vuajtur mjaft shumë nëpër burgjet e Serbisë okupatore.

Dr. Faik Shkodra, profesor, tha se, kjo përmbledhje me poezi të qiltërta “lidhet me njeriun, me lirinë, me luftën, me popullin, me historinë, me traditën, me etnopsikologjinë dhe vlimet tjera shpirtërore dhe të gjitha këto arrin t’i ndërlidhë e t’i kompozojë me aso të dhënash që vërtetë shprehin aktin e besimit se ç’mund të bëjë njeriu edhe në çastet kur hapësira e veprimit është shumë e kufizuar për të mos thënë edhe e ndaluar!”

Mandej, për veprën “Pranverë e vonuar” të M. Arifit folën edhe folës tjerë, si: Nexhat Rexha, profesor nga Kamenica, Tahir Arifi, profesor nga Gjilanit etj. Nexhat Rexha, krijues, shtoi këto këto fjalë: “Harmoni tematike e poezive të vëllimit të këtij autori (M. Arifi), buron nga thellësia e zemrës, sepse autori ka sfiduar kohët e kërcnimeve të ndryshme edhe pse përndjekjet nuk janë ndalë. Ai (poeti), në vargje këndon me lotë në sy realitetin e një kohe, e cila kohë ishte për dhimbje, kohë migjeniane, kur shton: “I kam parë xhamitë që s’kishin minare/… shtëpitë që s’kishin qati fare/… shkollat pa dyer e dritare/…dhe pa fëmijë fare…!”

Ndërsa, Mr. Tahir Arifi, profesor i gjuhës amtare nga Gjilani, u ndalë më tepër në aspektin poetik të veprës së autorit në fjalë. Ai që në fillim tha se,”Libri “Pranverë e vonuar” është krijuar nga dhembjet e fuqishme të shpirtit dhe përpkjekja e autorit që këtë dhimbje ta fshehë aty-këtu në pektkun e epizmit në atë moment nuk mund ndjenjën e vetmisë të dhimbjes e humbjes. Poezia e Milazim Arifit, tash i ndjerë, është poezi e ndjenjave të sinqerta, shpirtit të mbushur me dhembje e dashuri, poezi e dëshpërimit, humbjes dhe një fije shprese që ende jeton”.

Për veprën folën Bilall Maliqi nga Presheva, Demir Behluli, krijues e piktor nga Gjilani e të tjerë. Libri ka 23 poezi. /Tefik Selimi

You Might Also Like