Libri

Një vepër me vlera të rëndësishme për arsimdashësit tanë

tefik Shkruan: Tefik Selimi –

Libri “Mbingarkesa e nxënësve” i Isa Hysenit është një doracak shumë me vlera për arsimdashësit tanë. Pse jo? Libri në fjalë ngërthen në vete materje shumë interesante për të gjithë arsimdashësit, të cilët, vetën e gjejnë në punën e tyure me ditarin në dorë. Isa Hyseni, këtë fushë të dijes e ka njohur mirë e mirë dhe, duke njohur të mirat dhe anët tjera jo të mira, ai shpeshherë ka dalë me artikuj nëpër gazeta për ti shfaqur mendimet e e tij nga fusha e pedagogjisë. Në shikim na duket një libër i vockël, por, në të kundërtën, aty shihen të gjitha shkrimet e tij të botuara në revistgën “Shkëndija”, në të cilën ka qenë bashkëpunëtor i saj i rregullt. Pra, Isa Hyseni është munduar të japin çdo gjë nga vetja për brezat e rinj. Shih për këtë, ai duke punuar më fëmijë, sikur ka përfituar një përvojë të mirë dhe, në këtë aspekt ka vërejtur lëshime dhe dobësitë e plangprogamet tona shkollore, ku nxënësit tanë janë të ngarkuar jo vetëm me lëndë mësimore, por edhe me “sende” tjera të procesit mësimor. Autori i librit “Mbingarkesa e nxënësve” flet edhe për arsimtarin dembel e të plogësht, i cili shkon i papërgaditur në orën mësimore. Sheh nga afër mos ecjen përpara të dijes së shkollarëve të rij. Nga ky fakt, por edhe nga shumë shembuj që i ilustron në libër, ai merr shembuj nga dijetaët e mëdhenj, të cilët e bëjnë veprën më të kapshme në aspektin shkencor e pedagogjik. Bile, ai disa herë e cek planprogramin si mbingarkesë për këtë moshë të fëmijëve shkollarë. Në anën tjetër, Isa Hyseni ndalet edhe te shkollari ynë i sotëm që është i ngarkuar me libra shumë, i cili mezi e bartë çantën me ato sende shkollore. Edhe kjo flet qartë. Flet, sepse, shumë prindër tanë, në orët e mëngjezit janë të obliguar që ti përcjellin fëmijët apo nipërit e tyre për në shkollë duke ua bartur çanta me libra. Mandej, autori flet për një numër të arsimtarëve pa përvojë, të cilët, shkollarëve ju japin detyra të shumta. Në anën tjetër, autori i fajëson edhe përpiluesit e planprogrameve mësimore, të cilët fusin shumë lëndë për këtë moshë të re. Librin “Mbingarkesa e nxënësve” i Isa Hysenit është i mbushur edhe me citate të pedagogëve të mëdhenj të kohës. E citon Mishel Montnenj, i cili tek fëmijët sheh dashrinë ndaj mësimit e punës. Ai thotë: “Tek fëmijët duhet zhvilluar kënaqësinë dhe dashurinë ndaj mësimit dhe punës, për ndryshe nga ata do të bëjmë gomarë të ngarkuar me libra”. Autori flet për mësimin e kombinuar. Por, ai flet edhe për prindërit se si sillen me fëmijët e tyre, për faktin se, ata nesër mund të bëhen e ardhmja e vendit. “Duke i edukuar fëmijët, prindërit e tashëm krijojnë historinë e ardhshme të vendit tonë, andaj mu për këtë, edhe historinë e botës… Andaj, çdo prind është i obliguar të merret me fëmijët e vet, pa marrë parasysh të gjitha vështirësitë që dalin me ta. Isa Hyseni shton se mësuesi do të duhet të jetë mjeshtër i mësimdhënies, por njherësh edhe aktor, ngase mësimdhënia është mjeshtri dhe art në puën e tij me ditar në dorë,(f.53). Por, nuk anashkalohet edhe literatura e përdorur e autorit të librit. Në jetë, mësues ka qenë poeti apo bilbili i gjuhës sonë, Naim Frashëri. Prej këtij poeti Rilindas, autori merr këshilla shumë e vlefshme, kur shton: “Nuk arsimohen të vegjlit duke sharë e duke rrahur, po me të mirë, me të urtë e me butësi… Sepse, ky shembull i mirë i Naimit, është mjet edukativ dhe ka rëndësi të posaçme edukative, ku shton:” një mijë fjalë të mira të mëmës e tatës nuk vlejnë për fëmijën, sa vlenë një punë që e shohnë me sytë e vet”, nga vepra “Mësimet” prej N. Frashërit. Pra, Isa Hyseni ka shkruar një libër kryesisht për mëuesin e mirë, për dobësitë e tij si dhe për fëmijët që i dhimbsen se janë të ngarkuar në ditët e sotit me libra e me lëndë të tjera.

Ai është që të korrigjohen planprogramet mësimore dhe fëmijëve t’u servohet një plan-program sa më praktik për këtë moshë. Prandaj, mësuesi në një proces mësimor bashkëkohor do të ishte orientues i punës mësimore. Në kë të konteks, futja e risive në mësim, do të mundësonte punën racionale dhe më efikase e më të shpejtë të mësuesit, shton autori në librin e tij (f. 53). Isa Hyseni e ka logjikën e shndoshë kur thotë se, çdo gjë ndërrohet, por pishtari i arsimit nuk ndërrohet. Ndërrohen programet, librat, botuesit, pedagogët. Mbetet diçka që nuk lejohet të ndryshohet. Ai është mësuesi, i pazëvendsueshëm për të gjitha kohërat. Pra, puna e mësuesit është e pandryshuar dhe s’dërrohet. Autori thotë: “Nëse flasim për shkencën, atëherë duhet të kemi parasysh arsimin. Më me rëndësi nga të gjitha janë mësuesit dhe arsimtarët. Nga kjo fillohet, dhe atë, pa marrë parasysh sa dëshirojmë të fluturojmë lart, nuk guxojmë t’ia largojmë nga mendja”, sepse, ai, me qëndrimin e tij me nxënës duhet të jetë humanist i madh dhe shkëqyesi i jetës përpara. Pra, duhet t’i dojë shkollarët, të jetë i ndershëm dhe i kujdesshëm ndaj tyre, dhe tek çdo njëri nga ta të shoh qytetarin e ardhshëm të atëdheut. Arsimimi për një të ardhshme të vendit e të populit është imperativ kohe. Mu për këtë është i nevojshëm ridefinimi i sis temi arsimor, ai duhet të jetë i hapur, fleksibil, adaptiv. Gjithashtu, arsimtarët tanë, njëherë e përgjthmonë, duhet t’iu shmangen metodave klasike gjatë mbajtjes së mësimit. Lypset të ketë risi e assesi të vazhdohet po me të njejtat mënyra siç është vepruar kushedi para sa vitesh. Për këto risi, tashmë, kemi se ku të bazohemi meqë, në planë të parë, mund të shfrytëzojmë përvojën e shkollave në Shqipëri, të cilat nga viti 1993, shton autori i librit Isa Hyseni. Në fund, autori flet dhe bënë një analizë për nxënësit që kanë pësuar në luftën e fundit 1999, ku ka numra të shumtë të fëmijëve, të cilët janë traumatizuar e me të tilla gjendjeje.

 

You Might Also Like