Futboll

Njihuni me ekipin që ka mbrojtjen më të mirë e sulmin më të dobët në ligë

Golat e Tomislav Busiç dhe Keita Razak janë mungesë evidente për skuadrën e Gjilanit këtë sezon, mirëpo nuk mund të jenë assesi ‘alibi’ për produktivitetin jashtëzakonisht të dobët të kësaj skuadre para portës, për më tepër që kanë realizuar më pak se çdo skuadër tjetër këtë kampionat, madje më pak se edhe Besa e Pejës, ekip i cili po paraqitet me futbollistë të rinj, shkruan Gazetasheshi.com.

Gjilani është treguar tejet pragmatist këtë sezon, duke shfrytëzuar mundësitë më të paktë që kishin dhe falë qëndrueshmërisë në repartin defansiv të mbrojtjes dhe ‘gardianit’ Enea Koliçi ia kanë dalë që me vetëm dhjetë gola të shënuar në 13-të ndeshje kampionale të renditen në pozitën e tretë të renditjes tabelare me 23 pikë.

Skuadra e Gentjan Mezanit dështoi të realizonte në duelin e humbur ndaj Arbërisë (1-0), e cila njëherit ishte edhe ndeshja e shtatë pa realizuar këtë sezon.

Darko Nikaç me tri rrjeta, Fiton Hajdari me dy dhe me nga një Edison Kqiku, Gerhard Progni, Gramoz Kurtaj, Ardit Hila e Muhamed Useini janë golat e realizuar nga “kuqebardhët” këtë edicion.

Në fundjavë Gjilani do të përballet me skuadrën e Dritës dhe do të përballet me “fatin” që si duket para golit i ka kthyer shpinën.

/Gazeta Sheshi/

You Might Also Like