Futboll

Nuhiu: Drita po e respekton kampionatin

Pas ndeshje, trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, tha që me pak fat skuadra e tij mund ta rrëmbente fitoren.

“Futbollistët dhanë maksimumin ndaj një Prishtina që ishte më shumë dëshirë dhe motiv për fitore, pasi që luftojnë për titull. Ekipi ynë është pak vështirë të motivohet duke e ditur që nuk kemi prioritete. Pjesa e parë për ne ishte e mirë, e dyta për Prishtinën, kishim disa raste në fund, me pak fat kemi mundur të dalim me fitore”, e mbylli prononcimin e tij Nuhiu.

You Might Also Like